INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemi i zakonshëm i të gjitha çifteve! Pse u ndanë Dj Sardi dhe Jonida Vokshi?! Zbulohet arsyeja! [FOTO]

Problemi i zakonshëm i të gjitha çifteve! Pse u ndanë Dj Sardi dhe Jonida Vokshi?! Zbulohet arsyeja! [FOTO]

Publikuar më: 17:06 15-04-2019

Janë përfolur shumë për një romancë të mundshme me njëri-tjetrin, por nuk e pranuan kurrë. Fillimisht Sardi i hodhi benzinë zjarrit kur u pyet nëse është në lidhje me atë (që i referohej Jonidës) dhe ai u përgjigj “mbase”, por moderatorja simpatike u shpreh se është single.

Mirëpo "Panorama plus" bën të ditur se ata janë ndarë dhe shkak i ndarjes ka qenë xhelozia duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës.

Miq të tyre të afërt kanë treguar se Jonida nuk e shoqëron më Sardin në netët e tij ku luan në club-et e njohur të Tiranës.

Dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale duke i dhënë fund historisë së tyre të shkurtër.

 

ASE.png

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484