INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Producenti i Justin Bieber ka disa fjalë për Elvana Gjatën, ja si reagoi ajo [FOTO]

Producenti i Justin Bieber ka disa fjalë për Elvana Gjatën, ja si reagoi ajo [FOTO]

Publikuar më: 20:45 09-06-2017

Ky vit premton shumë për këngëtaren shqiptare, producenti i Justin Bieber, ka disa fjalë për Elvana Gjaten

Nuk ka më dyshime, Elvana Gjata tashmë është gati për të pushtuar tregun ndërkombëtar. Këngëtarja do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me një producent të famshëm, por pavarësisht kësaj, vetë Elvana është treguar e rezervuar me postimet në rrjetet sociale, duke publikuar kryesisht foto nga sete fotografike që flasin shumë pak rreth çfarë po ndodh aktualisht. Së fundmi, Elvana në Instagramin e saj ka postuar një video ku paralajmëron se diçka e madhe po vjen. Por në komentet e shumtë në këtë video është dhe komenti i producentit të këngëtarit me famë ndërkombëtare Jusin Bieber-it, shkruan intv.al. Gjithashtu Poo Bear apo Jason Boynd është i njohur për disa krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber. Tanimë edhe projekti I rradhës do jetë ai me Elvanën. Ai shkruan : “Ishte një nder për mua dhe bekim të punoja në këtë project me ty Elvana!! Jam shumë i  emocionuar për daljen kësaj kënge!!”. Gjithashtu edhe Elvana shprehet shumë e emocionuar për këtë gjë dhe përfundon se e falenderon që e besoi. Ne presim deri më datë 14.06.2017 pasi kështu ka paralajmëruar Elvana./intv.al/

elvana12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615