INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Projeksionet e INSTAT, jetëgjatësia e burrave në raport me gratë do të ulet me rreth 3 vjet[VIDEO]

Publikuar më: 11:44 04-03-2019

Projeksionet e INSTAT, nuk janë aspak optimiste në lidhje me jetëgjatësinë e burrave shqiptarë. Në 2030 burrat do të jetojnë mesatarisht 80 vjeç dhe gratë 83.5 vite.

Në vitin 2017, jetëgjatësia u llogarit 77.1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Kjo distancë parashikohet të ruhet edhe përgjatë dekadës në vijim.
Hipotezat e ISTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë, por me ritme të ndryshme sipas disa varianteve. Jetëgjatësia e burrave në 2018 u rrit me 77.4 po sërish ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave.
Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët jetëgjatësia në lindje e burrave mendohet të arrijë në 81.5 vite, ndërsa ajo e grave në 85 vite.
Në hipotezën e mesme të vdekshmërisë supozohet se jetëgjatësia në lindje e grave do të arrijë në vitin 2031 në 83.5 vite, afërsisht sa mesatarja e Bashkimit Europian. Ritmi i rritjes së këtij treguesi për burrat do të jetë pak më i ulët se ai i grave.
Si rrjedhojë, në vitin 2031 jetëgjatësia për burrat supozohet të jetë 80 vite. Ky nivel është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Në hipotezën e vdekshmërisë së lartë, supozohet se jetëgjatësia do të rritet me ritme shumë të ngadalta për periudhën në vazhdim si për burrat ashtu edhe për gratë.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221