INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta 26 majit, mesazhi i Bashës në FB: Është në dorën tonë... [VIDEO]

Protesta 26 majit, mesazhi i Bashës në FB: Është në dorën tonë... [VIDEO]

Publikuar më: 09:28 25-05-2018

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve sot në mbarë vendin, të mblidhen në Tiranë më 26 maj për të protestuar.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon:

“Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë!”

Nesër paradite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të mbahet protesta e thirrur nga opozita ku në plan të parë është kërkesa për largimin e ministrit Xhafaj, për shkak të skandalit me vëllain.

Një ditë më parë opozita dorëzoi në polici kërkesën për zhvillimin e protestës duke përcaktuar orën 11:00 por pa afat.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664