INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e dhunshme/ Policia merr masa, shoqëron 20 persona mes tyre edhe ish-drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxhën

Protesta e dhunshme/ Policia merr masa, shoqëron 20 persona mes tyre edhe ish-drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxhën

Publikuar më: 20:35 16-02-2019

Pas protestës së dhunshme, Policia e shtetit ka shoqëruar më shumë se 20 persona.

Mësohet se është shoqëruar ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor Florenc Hoxha, i cili ka qenë edhe ish-drejtor i policisë bashkiake të Tiranës.

Hoxha rezulton të jetë fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë.

Ndërkohë raportohet se personat po shoqërohen tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për shkak të dhunës në protestë dhe shkatërrimit të dyerve të Kryeministrisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016131401062012