INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, Rama: Kush do i shkojë pas nesër ta dijë...Kundërpërgjigjet Basha

Protesta e opozitës, Rama: Kush do i shkojë pas nesër ta dijë...Kundërpërgjigjet Basha

Publikuar më: 15:08 25-05-2018

Pas takimit të opozitës e cila po organizon koordinimet e fundit për protestën e ditës së nesërme ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në facebook kryeministri ka lëshuar një paralajmërim për ata që do të marrin pjesë në mitingun paaftë të opozitës. “Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”-shkruan Rama. Protesta e demokratëve nis të shtunën në orën 11:00. Organizatorët kanë përcaktuar vetëm orën e fillimit dhe jo të përfundimit të protestës në bulevardin kryesor të kryeqytetit.  Lideri demokrat ka reaguar pasi kryeministri Rama i etiketoi organizatorët e protestës si “esadistë të rinj”. “Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe kush është 'Pashai' zbulohen nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë”-shkruan Basha. Postimit kryedemokrati i ka bashkangjitur e një video të Ramës, Xhafajt dhe vëllait të ministrit të Brendshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154