INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Protesta merr pushimet”, studentët: Në janar kthehemi më të fuqishëm [VIDEO]

“Protesta merr pushimet”, studentët: Në janar kthehemi më të fuqishëm [VIDEO]

Publikuar më: 15:54 21-12-2018

Sot ishte dita e fundit e protestës së studentëve për këtë vit. Para Kryeministrisë ishin të pranishëm vetëm disa studentë, që ndryshe nga ditët e shkuara nuk bën as thirrje dhe nuk kishin as pankarta. E vetmja fjalë ishte deklarata për mbylljen e protestës nga ana e një studenti. “Ne kemi marrë një vendim që sot të jetë dita e fundit e protestës për këtë vit”, tha ai.

Studentët do të rikthehen në shesh sërish në janar. Gjatë kësaj kohe ata i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që të reflektojë, ndërsa paralajmërojnë se reagimi do të jetë edhe më i fortë pas kthimit të tyre, pas festave. Ata komentuan edhe komunikimin e kryeministrit Rama në takimet me studentët në auditoret e universiteteve. Gjuha e përdorur prej tij duket se ka acaruar studentët që protestojnë.
“Ashtu siç ai e ka të nevojshme atë bukën që e ha çdo racion, në çdo vakt edhe ne e kemi të nevojshme çdo kërkesë për arsimin. Shpresoj të reflektojë”, tha një studente.
“Unë mendoj se nuk duhet ta kishte zgjatur kaq shumë me plotësimin e pikave. Po kërkojmë thjeshë disa thërrime të këtij sistemi. Protesta do të vazhdojë e fuqishme”, u shpreh një student.
“Unë dua ti them zotit kryeministër ata heronjtë e djeshëm që i cilësoi rrugeçër që prishën rrugën e dialogut, ata nuk ishin rrugecër, ata thjeshtë i thanë kreministrit se ti bëhesh i paaftë për ta qeverisur këtë vend”, tha një student.

Por pavarsisht se sheshi do të jetë bosh, ka edhe nga ata të cilët thonë se do të rrinë para Kryeministrisë, qoftë edhe vetëm. “Kush do që të iki të ha bakllavanë të vijojë, ne do të qëndrojmë këtu, unë edhe i vetëm. I bëj thirrje të gjithve të vinë të na bashkohen”, theksoi njëri prej protestuesve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824