INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për Unazën e Madhe, Rama ka këtë përgjigje [VIDEO]

Protesta për Unazën e Madhe, Rama ka këtë përgjigje [VIDEO]

Publikuar më: 10:09 05-12-2018

Në kulmin e përplasjeve dhe protestave të qytetarëve kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, Edi Rama shfaq kantierin e ndërtimit të saj. Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë kërkon të flasë përmes fakteve dhe pamjeve. Në videon një minutëshe Edi Rama shfaq ndërtimin e segmentit rrugor nga Farka drejt Shkozës, ku po punohet për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga puna që vijon në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin nga Farka drejt Shkozës, ju uroj një ditë të mbarë #RrugetKombetare #perShqiperineQeDuam”.
Edhe në segmentin e shkozës kanë nisur protestat e qytetarëve që preken nga ndërtimi i këtij aksi rrugor. Ata kërkojnë dëmshpërblim për ndërtesat e tyre, ndërsa banorët e Astirit kanë më shumë se 1 muaj që protestojnë çdo ditë. Ata janë mbështetur edhe nga opozita dhe intelektualë.

Article Logic
Execution time: 0.0032668113708496