INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta tek Unaza e Re, procedohet Lulzim Basha dhe jo vetëm

Protesta tek Unaza e Re, procedohet Lulzim Basha dhe jo vetëm

Publikuar më: 18:36 25-11-2018

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën te Unaza e re të zhvilluar në datën 23 nëntor. Gjithashtu janë proceduar edhe deputetët demokratë Ervin Salianji e Klevis Balliu.

“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Basha së bashku me deputetët akuzohen për 3 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0019340515136719