INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat kthyen vendin përmbys, por ia arritën qëllimit [VIDEO]

Protestat kthyen vendin përmbys, por ia arritën qëllimit [VIDEO]

Publikuar më: 14:39 15-06-2019

Pas disa ditësh protestash, rrumujë, pushtim parlamenti, përplasje me policinë duket se qytetarët e Hong Kongut ia arritën qëllimit.

Qeveria ka njoftuar pezullimin e projekt-ligjit të diskutueshëm që i jepte të drejtë Kinës të ekstradonte kriminelë, por edhe kundërshtarë politikë në territorin e saj.

Lajmin për pezullimin e dha vetë shefja e ekzekutivit Carrie Lam. Vetëm një jave më parë ajo u betua se pavarësisht protestave masive nga qytetarët e Hong Kongut, nuk do të tërhiqej nga projektligji për ekstradim.

Projektligji kontrovers do të lejonte ekstradimin në Kinë të kriminelëve, apo kundërshtarëve politikë, edhe nëse ata do të ishin banorë të Hong Kongut.

Një gjë e tillë shkaktoi pakënaqësi publike duke detyruar qytetarët të dilnin masivisht në rrugët e vendit. Protesta u përshkallëzua në dhunë pasi qindra qytetarë hodhën mjete plastike e sende të tjera drejt uniformave të policisë, duke detyruar policinë të përdorë gazin lotsjellës.

Protestat e dhunshme të javës së kaluar rriti presionin ndaj shefes së ekzekutivit, duke e detyruar atë te pezullojë projektligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512