Teksa në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto pritej të shkonte shefja e OSBE/ODHIR, Audry Glover simpatizantë të opozitës ishin rreshtuar në ambientet e jashtem dhe protestonin me pankanra në gjuhën angleze dhe simbole të kohës së komunizmit. Madje kishte dhe "partizanë".
Duke qënë se situata nuk ishte e qetë Glover anuloi vizitën dhe misioni ka bërë një sqarim.
“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën "Vasil Shanto” paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Po dhe në zonë e Astirit banorët që preken nga ndërtimi i unazës së re që kanë muaj që protestojnë kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur gurë në drejtim të votuesve, pasi nuk janë dakord me këto zgjedhje.