INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Urgjencë, protestuesit tentojnë ta qëllojnë me këpucë [FOTO]

Rama në Urgjencë, protestuesit tentojnë ta qëllojnë me këpucë [FOTO]

Publikuar më: 15:48 22-11-2018

Kryeministri Edi Rama është përballur me protestues të Astirit, të cilët kishin të afërm të lënduar në Urgjencën e QSUT-së ku ai shkoi për të parë gjendjen shëndetësore të policëve të lënduar tek protesta para Parlamentit.

Pasi Rama doli nga Urgjenca, një protestues ka tentuar ta qëllojë me këpucë, ndërsa të tjerë bënin thirrje kundër kryeministrit.

Policia e pranishme tek spitali ka shmangur përshkallëzimin e situatës, duke shoqëruar menjëherë protestuesin në komisariat.

Ndërkohë, sa i përket situatës së krijuar Rama tha se prerja e gishtave të efektives është vijë e kuqe.

 “Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri që kur kanë filluar prishjet masive për interes publik, që nga parku Rinia dhe me radhë. Është hera e parë që një parti politike merr përsipër që bashkë me një grup njerëzish, ku ka një pjesë që janë zaptues profesionist trojesh, një pjesë tjetër janë të ngatërruar, të keqkuptuar pa lidhje kundër interest publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot”, tha Rama.

“Prerja e gishtave të vajzës është një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike”, nënvizoi kryeministri.

“Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe nuk ka shans që Policia e Shtetit të kthehet në target për kapsollat, për gurët apo kërcënimet të një grupi njerëzish që duhet të largohen që aty. Ata që kanë letrat do të dëmshpërbelen, ata që janë aty vetëm me një streh dhe nuk kanë gjë tjetër do të marrin bonusin e qeras për 3 vite, dhe të tjerët duhet të largohen sa më parë se nuk do të marrin as edhe një gjë, sa më shumë bien ndesh me ligjin, aq më tepër do të përballen me ligjin”, theksoi Rama, duke mos pranuar të marrë asnjë pyetje nga gazetarët.

 

protestuesja.jpg

 

kepuca.jpg

 

 

rama_shhhh.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623