INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pse është i rëndësishëm mësuesi ndihmës?[VIDEO]

Publikuar më: 15:34 11-12-2017

Roli i mësuesve ndihmës është deçiziv në lidhje me mbarëvajtjen në mësime të nxënësve me aftësi të kufizuara. Që prej vitit 2014 ka dalë udhëzimi, “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike të arsimit parauniversitar”, pra që në shkolla të emërohen mësues ndihmës bazuar në numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara që ka një shkollë e caktuar. Prania dhe puna e mësuesit ndihmës, krahas mësuesit të klasës apo të lëndës, lehtëson në mënyrë të ndjeshme integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ambientet e shkollave të zakonshme dhe mundëson një arsimim shumë më cilësor për këta fëmijë. Në fakt në afro 200 shkolla u punësuan mësues ndihmës, ndërsa në shumë të tjera dhe sot e kësaj dite nuk ka mësues ndihmës. Jo në pak raste prindër të fëmijëve me spektër autik kanë konstatuar dhe denocuar mungesën e tyre dhe për pasojë qëndrojnë vetë në klasë me fëmijën vullnetarisht.
Po këtë detyrë s’ka si ta kryejë mirë, pasi një mësues i mirëfilltë veç mësimeve merret dhe me orët shtesë me qëllim dhënien e ndihmës specifike edhe në fusha të tjera të nevojshme për nxënësit me aftësi të kufizuara, siç janë aftësitë sociale dhe aftësitë për jetën. Në këto kushte mijra nxënës të kësaj kategorie kanë braktisur shkollat apo s’kanë shkuar kurrë dhe për një fakt tjetër se dhe ndërtesat për disa që janë me aftësi të kufizuara fizike nuk janë të përshtatëshme.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457