INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse i ka thënë babai “të të vijë turp”? Kejvina e pyet nëse i pëlqen vajzat, Elvana Gjata i përgjigjet me puthje [FOTO]

Pse i ka thënë babai “të të vijë turp”? Kejvina e pyet nëse i pëlqen vajzat, Elvana Gjata i përgjigjet me puthje [FOTO]

Publikuar më: 00:01 18-02-2018

Prej kohësh tashmë këngëtarja Elvana Gjata po synon tregun ndërkombëtar në muzikë dhe po bashkëpunon me emra të njohur në mbarë botën e sigurisht kjo ka qenë arsyeja kryesore pse ka jetuar larg Shqipërisë.  Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku tregoi fillimet në muzikë dhe shumë detaje të tjera nga jeta e saj . 

Ju kujtohet performanca guximtare e Elvanës në atë kohë ishte ajo në këngën magjike me "Të kam Xhan".

Pasi theksoi se i ati ka qenë në krah i djathtë për të dhe e ka mbështetur shumë në karrierën e saj muzikore, Gjata rrëfeu: “Unë e kisha stiluar vetë veshjen time: Ca se nuk kishim mundësi ekonomike, ca se kisha qejf.

M’u duk vetja shumë cool dhe shumë tip, më kishte dalë dhe barku përjashtë. Sa mbaroj së kënduari, marr në telefon mamin dhe babin dhe i pyes si iu duk performanca.”

“Kur më përgjigjet babi: ‘Çfarë performance moj çfarë performance?! Turp të të vijë! ǒështë ajo veshje moj?! Po ne të kemi edukuar moj Elvana! Pse veshje është ajo?!’”-rrëfeu Elvana.

Një moment interesant ishte edhe kur ajo u puth me Kejvinën.

Ndërkohë që velina e “Xing”, Kejvina Kthella i tha se e pëlqen shumë dhe i drejtoi pyetjen nëse i pëlqejnë vajzat, këngëtarja duket se nuk është përmbajtur dhe ka puthur para publikut velinën.

Pas këtij veprimi Elvana Gjata sqaroi se e puthi velinën në faqe…

puce.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377