INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pse ka shumë vrasje dhe vetëvrasje? Psikiatrit, ndikojnë çrregullimet mendore dhe klima[VIDEO]

Publikuar më: 15:34 22-05-2018

Në stinën e pranverës numri i vrasjeve, vetëvrasjeve apo tentativave të tilla rritet ndjeshëm. Shumica e personave që kanë kryer akte të tilla kanë rezultuar me çrregullime mendore. Psikiatrit kanë një shpjegim sa shkencor aq dhe social për qytetarët, që janë të prirur të kryejnë akte të tilla të rënda. Arjana Rreli në një intervistë për IN News thotë se kryesisht këta persona kanë një edukim të "çalë" nga familjet, kanë ekonomi të dobët dhe janë përdorues të narkotikëve dhe alkoolit.

“Veprimi suicidal, paraprihet nga çrregullimet mendore. Faktorët plus të çojnë drejt tentativës suicidale. Personat që përdorin nakotikë kanë çrregullime të personalitetit,” tha Arjana Rreli për IN News.
Mbas nuk e keni dëgjuar ndonjëherë po dhe faktorët klimaterikë ndikojnë për stimulimin e çrregullimeve mendore. Ndaj bëni kujdes në pranverë dhe vjeshtë. Kureshtjen e shuan shpjegimi i psikiatres Rreli.
“Është një teori Draviniste, gjitarëve në dimër ju mungonte drita dhe në pranverë kur dilnin nga shpella kishin luhatje të hormoneve, pasi në dimër kishin "shtrydhur" hormonet. Kjo ka shkruar në kodin tonë gjenetik një turbulencë hormonale,” sqaroi Arjana Rreli.
Nga psikiatria mësuam se në këtë stinë numri i vizitave në Qëndrat e Shëndetit Mendor në kryeqytet jo pa qëllim dyfishohet. Ndaj Reli inkurajon të gjithë qytetarët, që përballen me ndryshime të humorit, ankth apo dhe stres të kërkojnë ndihmë nga specialistët, që në shënjat e para me qëllim shmangien e tragjedive të mëdha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924