INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pse kaq shumë vese tek nxënësit? Sociologu Gëzim Tushi, prindërimi në kolaps[VIDEO]

Publikuar më: 15:03 08-11-2017

Ekspertë kanë kryer analiza për shkaqet e rritjes së numrit të veseve nga fëmijet dhe adoleshentët shqiptarë. Sociologu Gëzim Tushi, thotë se në kohët e sotme duhet të fajësohen shumë më pak  fëmijët dhe më tepër prindërit e institucionet e edukimit.
“Shumë prindër kanë harruar të prindërojnë dhe ia lënë edukimin në dorë shkollave e ky është një gabim fatal,” tha sociologu.  
Në këto kushte sipas Tushit viktimat janë fëmijët, të cilët janë shumë të brishtë dhe pasojat për ta janë deri dhe fatale. Ai rendit e dëmet që sjell tek fëmijët prindërimi i keq apo i gabuar.
“Ka nxënës që braktisin shkollat, drogohen, alkoolizohen, nisin jetën seksuale shumë herët, prostituojnë apo vjedhin. Po dolën nga strukturat e edukimit fëmijët s'do kenë përfundim të mirë,” theksoi Tushi.
Një analizë më të plotë e më me shumë detaje për këto çështje, në ndihmë prindërve, mësuesve dhe vetë fëmijëve, sociologu Tushi e ka shkruar në librin e tij të fundit, Edukimi në familje dhe në shkollë.

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178