INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse një derr mund të ndjek një njeri? Historia që habiti të gjithë

Pse një derr mund të ndjek një njeri? Historia që habiti të gjithë

Publikuar më: 11:17 22-05-2018

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Ohio SHBA , ku policia e këtij vendi raporton se ditën e shtunë (19maj) ka marr një telefonat nga një burrë i cili ju kishte kërkuar ndihmë se një derr po e ndiqet dhe nuk e dinte se si të reagonte.

Në fillim policët menduan se kishin të bënin me një person të dehur por kur arritën në vend çdo gjë ishte siç e kishte përshkruar personi, një derr i madh nuk po e linte 'rehat' njeriun e shkret.

Policia nisi kërkimet se i kujt i përkiste derri dhe arriti të gjente pronarin dhe se emri i mikut me 4 këmbë ishte Zoey

Por pse Zoey duhet të ndiqte një njëri të panjohur?

"Ka shumë të ngjarë që derri të ishte kurioz", tha Lori Marino, ekspert i sjelljes së kafshëve dhe neuroshkencëtar. "Derrat janë kafshë shumë sociale. Duhet të ketë pasur diçka tek ky njeri që derri është bërë kurioz," tha Marino.
Në fakt, derrat mund të jenë po aq shoqërore sa qentë dhe mund të të ndjekin nga pas.

Por gjithashtu Marino nuk e përjashton dhe mundësin se derri e ka ndjekur njeriun se ka dashur vëmendjen e tij.

Derrat janë shumë të ndjeshëm dhe në momentin që vënë re që një person nuk ju kushton vëmendjen do përballen me ta deri sa tia arrijnë qëllimit.

Zoey ishte një derri i zbutur që jetonte i lumtur me njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0031161308288574