INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse sillen keq të rinjtë?

Pse sillen keq të rinjtë?

Publikuar më: 12:21 05-03-2018

Në fakt është një pyetje, që duhet tja bëjmë vetes, ne të rriturit. Teorikisht, është detyra e të rriturit të ndihmojë të parriturin nëpërmjet edukimit, të ndërtojë një sistem vlerash, që e drejton drejt respektit ndaj vetes, jetës dhe tjetrit. Është detyra jonë, që edhe kur rëzohen e bëhen “pis”, ti nxitim të mos mbeten “pis”. Por mesa duket, ne të rriturit nuk dimë të ofrojmë ndonjë gjë me vlerë, përveçç parave dhe etiketimeve. Është gjëja më e lehtë të nxehesh edhe pse mund të jetë shumë e drejtë, por nuk është më e mira. Më e mira është të “vrasim” mëndjen për zgjidhje. Por mesa duket ne kemi frikë të “vrasim” mëndjen tonë, sepse siçç e thotë dhe fjala, ne e perceptojmë të menduarin “vrasje” dhe ky akt të trëmb shumë. Mesa duket ne nuk kemi frikë kur shajmë, por kur mendojmë, sepse na duket e njëjtë me vrasjen. Sjellja e të rinjve të sotëm lë shumë për të dëshiruar, por është e njëjta mënyrë të sjelluri të të rriturve pranë tyre. Po të dëgjojmë fjalorin, që përdorim ne të rriturit e moshës së dytë dhe të tretë (femra meshkuj) në kafene, bilardo apo në rrugë, sidomos kur nuk na shkon ndonjë gjë për shtat, nuk pyesim, me kë jemi dhe ku jemi. Të njëjtën gjë bëjnë edhe të rinjtë, sillen e flasin si të rriturit.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375