INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Publikimi i përgjimeve. Ja çfarë paralajmëron gazetari Blendi Fevziu[VIDEO]

Publikuar më: 11:11 23-10-2017

Gazetari Blendi Fevziu paralajmëron se të tjera përgjime e dosje do të dalin nga hapja e kutisë së zezë të politikës shqiptare. “Kanë mjaftuar disa materiale të publikuara në dhjetë ditët e fundit për të hapur një kuti të zezë të politikës shqiptare dhe padyshim vesin më negativ dhe më problematik të saj, lidhjet me krimin”-shkruan Blendi Fevziu në editorialin “Kush po i sjell përgjimet?”. Gazetari ngre disa pyetje ndër të cilat, a janë këto materialet të vetme dhe sporadike apo pjesë e një fushate për pastrimin e politikës dhe prerjet e lidhjeve të saj me krimin? Nëse kjo është një fushatë e ngjashme me atë të Zaev në Maqedoni që publikoi mijëra përgjime që tronditi thellë vendin? Duke treguar se fillimisht kanë qenë krerët e partive opozitare Basha dhe Kryemadhi që kanë publikuar fotot e disa politikanëve të rëndësishëm të PS të shoqëruar me persona në kërkim nga autoritetet italiane, gazetari i njohur shkruan se katër ditë më pas PD publikoi dosjen hetimore mbi 400 faqe përgjimeve të Habiljave të Vlorës. Më pas prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, e deputetët u ndanë në Komisionin e Mandateve. Por Fevziu thotë se situata vështirë që të jetë e qetë në ditët në vijim. “Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë. Edhe pse në një drekë disi të gjerë. Qarkullojnë përgjime të një kryetari Bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një Ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!”-shkruan gazetari. Sipas tij “bashkë me këto do të shtohet presioni edhe diplomatik për luftë reale kundër krimit dhe për pastrimin e politikës prej tij. Siç thonë njerëz që janë marrë me krimin për shumë vite në Evropë: krim të organizuar ka kudo, por krim që të sfidojë shtetin publikisht, ndodh shumë rrallë të gjesh”. Në editorialin e Blendi Fevziut thotë se gjithçka nisi thuajse një vit e gjysmë më parë. Pikërisht në momentin që kanabisi ishte në kulmin e kultivimit të tij dhe kur ambasadorët e huaj thuajse nuk flisnin për të, në Tiranë u shfaqën disa zyrtarë ose oficerë të organeve ligj zbatuese të vendeve të ndryshme të BE. Gazetari shkruan se pak muaj më parë shërbimet dhe zyrat ligjzbatuese perëndimore nisën të flasin për një rrezik direkt që i qaset Shqipërisë dhe të paralajmërojnë publikimin e dokumenteve që kompromentojnë njerëzit e fuqishëm politik në Shqipëri. Fevziu rendit katër shqetësimet e tyre. ‘Shqetësimi i parë dhe kryesor ka qenë fakti që kultivimi thuajse legal i Kanabisit po fuqizonte tej mase bandat dhe krimin e organizuar në vend. Ky fuqizim mund të paralizonte policinë, gjyqësorin, prokurorinë dhe padyshim mund të blinte lehtësisht politikën”-shkruan ai. Shqetësimi i dytë ishte lidhja e politikës me krimin dhe “legalizimi” i krimit dhe sfida thuajse publike që ky po i bën qytetarëve normalë të këtij vendi, ishte shqetësimi i tretë. Shqetësimi i katërt ishte ngritur në lidhje me faktin se investimi i parave të krimit në Shqipëri dhe përfitimi i më shumë të ardhurave që më pas investohen po në aktivitete kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729