INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PUMA na prezanton me atletet kompjuterike. Zbuloni çfarë funksioni kanë ato

PUMA na prezanton me atletet kompjuterike. Zbuloni çfarë funksioni kanë ato

Publikuar më: 11:18 12-12-2018
Puma po rilançon një version limited të atleteve RS-Computer të vitit 1986, e cila kishte një çip kompjuteri të ndërtuar në modulin e saj të këmbës për të regjistruar distancën, kohën dhe kaloritë. Runners mund të lidhin këpucën nëpërmjet një lidhjeje 16-pin për çdo Apple IIE, Commodore 64 ose IBM PC për të parë të dhënat e tyre.
Instagram Banner
Versioni i përditësuar ruan pamjen origjinale, por shton karakteristika të reja si një akselerometër me tre akse, tregues LED, një port USB dhe Bluetooth për të lidhur atletet me telefonin tuaj. Puma do të lançojë vetëm 86 çifte në mënyrë individuale që do të shiten në dyqanet Puma në Berlin, Tokio dhe Londër, si dhe shitësit KITH. Ata dalin në shitje më 13 dhjetor. ©️insmart.al
Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164