INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Putainnn, ejjj plak”, Noizy prezanton “DIVËN” e OTR, sa seksi që duket... [VIDEO]

“Putainnn, ejjj plak”, Noizy prezanton “DIVËN” e OTR, sa seksi që duket... [VIDEO]

Publikuar më: 22:47 12-12-2017

Pas largimit të Encës, Noizy e ka gjetur zëvendësuesen e saj dhe të gjithë jemi dakord se është e duhura për sa i përket pamjes, ndërsa për zërin nuk është “testuar” ende. Oriola Marashi është një nga vajzat më seksi në vendin tonë dhe vijon studimet për kanto, e gjithmonë deklaron se muzika do të jetë dashuria e saj e përhershme për këtë arsye ZinZin e ka bërë pjesë të OTR-së e duke paralajmëruar se një e ardhme e ndritur e pret përpara. Noizy e reklamon shumë atë në rrjetet sociale dhe së fundmi ka postuar një video të Oriolës në Instagram. E veshur e gjitha me të kuqe, ku vihet re trupi i saj seksi prej modeleje, Oriola pyet “ a dukem bukur?”. Noizy zgjedh të përgjigjet si Arian Çani: “Putainnn, ejjj plak” dhe kjo shprehje i thotë të gjitha.
Si të mos mjaftonte përgjigja e Noizyt, reagimi i Varrosit pasi Oriola i hidhet në krah, është epik.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484