INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Putin paralajmëron ‘kaos global’, Moska dërgon luftanije drejt Sirisë

Putin paralajmëron ‘kaos global’, Moska dërgon luftanije drejt Sirisë

Publikuar më: 14:48 16-04-2018

Vetëm tri ditë pas sulmit  të Perëndimit mbi Siri ,Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për “kaos” global. 

Një  deklaratë të tillë mësohet se shefi  Kremlinit e ka dhënë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Iranit.

Një  njoftim i lëshuar nga Moska zyrtare mbi këtë bisedë tregon se Putin dhe Hassan Rouhani diskutuan gjatë mbi sulmin raketor që shënjestroi një laborator shkencor dhe dy depo armësh kimike.Ata kanë rënë dakord “se ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar seriozisht perspektivat për një zgjidhje politike ne Siri”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e urdhëroi mësymjen në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, si kundërpërgjigje të sulmit të supozuar kimik në rajonin e  Dumës, ku u vranë dhjetëra vetë.Rusia dhe Irani e kanë ruajtur mbështetjen e tyre për Asadin pavarësisht se regjimi i tij është përfolur vazhdimisht për përdorim armësh të kësaj natyre, të cilët Moska pat deklaruar në 2013-ten se do t’i ndalojë.

Ndërsa dy ditë më parë SHBA, Britani dhe Franca u bën bashkë për të sulmuar me raketa Sirinë, dy nga fuqitë Washingtoni dhe Parisi duket se kanë nisur të replikojnë me njëra-tjetrën.

Presidenti Trump ishte i qartë kur konfirmoi se forcat amerikane do të kthehen nga Siria pas sulmit të dy ditëve më parë.

Një deklaratë e tillë u rikonfirmua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders duke replikuar me presidentin frances Macron  i cili u shpreh se e kishte bindur Trump që të qëndronte në Siri për një periudhe të gjatë.

Më tej Shtëpia e Bardhë shprehet se presidenti pret që aleatët e SHBA-së të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të vendosi siguri në rajon.

Po ashtu tre aleatët gjatë Këshillit të Sigurimit qarkulluan disa rezoluta ku bëhet thirrje për të ndihmuar Sirinë si dhe për një armëpushim të menjëhershëm.

Po ashtu u kërkua një hetim mbi përdorimin e armëve kimike ku akuzohet presidentit Bashar al Assad dhe cështja që shkaktoi përplasje me Rusinë. Dhe ndaj kësaj të fundit SHBA është gati të vendosë sanksione të reja, pasi akuzohet se është bashkëpunëtore e regjimit të presidentit sirian.

Pas sulmit të aleatëve presndimore me rreth 100 raketa mbi tre baza siriane të prodhimit të armëv kimike, Moska pa dyshim u shpreh se nuk do të qëndronte duarkryq.

Mediat raportojnë se dy anije luftarake ruse të ngarkuara me mjete ushtarake janë nisur për në Siri.

Një anije e “Alligator” është pikasur duke kaluar Bosforin të dielën, ndërsa bota pret reagimin e Vladimir Putin pas veprimit të koordinuar ushtarak të SHBA-Francë-Britani kundër Sirisë.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0044991970062256
    array(1) { ["section"]=> string(72) "putin-paralajmeron-kaos-global-moska-dergon-luftanije-drejt-sirise-55404" }