INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qindra të rinj shqiptarë do mbeten të papunë! 4 kompani Forex drejt Kosovës...

Qindra të rinj shqiptarë do mbeten të papunë! 4 kompani Forex drejt Kosovës...

Publikuar më: 12:39 12-07-2018

Shumë kompani call-center në Shqipëri pas ligjit italian, që i ndaloi së funksionuari jashtë vendeve të BE, kthyhen vëmendjen tek veprimtaritë në bursë. Forex mbajtën në punë shumë të rinj, që prej vitesh kishin si mundësi punësimi vetëm call center-at. Po sot situata ka ndryshuar, pasi këto kompani të palicencuara janë kthyer në problem për sa i përket aktivitetit të tyre dhe institucionet i kanë vënë në shënjestër, pasi ka dhe dyshime të forta që pastrojnë para.

Duket se kontrollet sipas Monitor kanë bërë presion që kompanitë të fillojnë të shpërngulen jashtë territorit të Shqipërisë. Vetëm ditët e fundit 4 kompani janë nisur drejt Kosovës dhe të tjera priten të zhvendosen.
E keqja me e madhe në këtë situatë është se të rinjtë do mbeten pa punë, pasi pagat në këtë fushë veprimtarie janë të kënaqshme. E dëmi social dhe ekonomik do të jetë shumë i rëndë. Kështu që në këto kushte mund të jemi para një tjetër rreziku rikthimit të eksodit të të rinjve.

Article Logic
Execution time: 0.0030779838562012