INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qumështi me aflatoksinë, reagon Panariti: Ose një megaskandal, ose një supermashtrim!!

Qumështi me aflatoksinë, reagon Panariti: Ose një megaskandal, ose një supermashtrim!!

Publikuar më: 11:38 15-12-2017

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti reagon pas publikimit të raportit të Albanian Food Industry i cili zbuloi se gjysma e mostrave te qumështit vendas të analizuara kanë dalë me aflatoksinë. Panariti kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike fermat apo subjektet prodhuese, të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e përlyera. Ish-ministri thotë se “aflatoksina është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të lartë”.
Postimi i Edmond Panariti
Ose një megaskandal, ose një supermashtrim!! Mbetet për tu parë.?! .. Para disa ditësh në një studim të AFI, gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara dolën me aflatoksinë.
Aflatoksina është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të larte, e pa zbërthyeshme dhe rezistente ndaj përpunimit termik.
Prania e saj në qumësht dhe nënprodukte është rrezik shume i madh për shëndetin e konsumatorit.
MB dhe AKU duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura , të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e përlyera. Sa më parë dhe menjëherë!!!
Ndërkohë AFI të bëjë publike rezultatet e analizave, metodat e analizës dhe laboratorët e referencës që i kanë kryer ato.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë prokuroria të nis hetimin e menjëhershëm dhe të përcaktojë përgjegjësitë ose eventualisht mashtrimin siç ka ndodhur më parë në dëm të prodhuesve vendas, për të favorizuar importet.

Article Logic
Execution time: 0.0031731128692627