INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët rrezikojnë jetën kur kalojnë në Tunelin e Kalimashit

Qytetarët rrezikojnë jetën kur kalojnë në Tunelin e Kalimashit

Publikuar më: 13:24 02-11-2018

Edhe pse mijëra qytetarë kalojnë përmes tunelit të Kalimashit ata nuk e dinë se u rrezikohet seriozisht jeta. Në tunel nuk punon sistemi kundër zjarrit ai i ajrimit por as kamerat e sigurisë. Kjo pranohet nga vetë ministri Damian Gjiknuri, i cili lajmëron se ka nisur rikonstruksion i thellë i tunelit. 

Damian Gjiknuri:
“Tuneli i Kalimashit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë, pasi i gjithë sistemi, ai kundër zjarrit, i kamerave, apo edhe sistemi i ajrimit ishin në rrezik real”.
Edi Rama:
“Ishte një rrezik real”.
Zgjidhje po ju jepen edhe urave të munguara në pjesën më të madhe në Rrugën e kombit.
Edi Rama:
“U propagandua që u bënë gjëra që nuk u bënë. Mbetën borxhet. U lanë borxhet. Mbetën kilometra pa u bërë. Janë bërë një pjesë e madhe, por finalizimi i kësaj vepre është shumë i rëndësishëm, se këtu ishte e gjithë ajo gryka e shishes që krijoheshin aksidente, që krijoheshin situata emergjence dhe ajo që është më e rëndësishmja është që, paralelisht me përfundimin e investimeve për Rrugën e Kombit, ne të kemi tani të gjithë sistemin e sigurisë të krijuar nga pagesa e rrugës. Është gjë e mirë që këtu s’ka asnjë lloj ndjenje pakënaqësie, përkundrazi, ka mirëkuptim të plotë edhe të gjithë kontribuojnë, por, nga ana tjetër, domosdoshmëria është që këtij kontributi qeveria dhe kompania e mirëmbajtjes t’i përgjigjen me maksimumin e korrektesës, me standarde, me siguri, me shërbim perfekt në të gjithë vijën e autostradës”.
Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve në këto kantiere të reja në verilindje të vendit, të cilat, mësohet se janë drejt përfundimit. Muaj dhejtor shënon edhe përfundimin e pjesës më të madhe të punimeve në këtë aks rrugor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024290084838867