INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetet vertikale, e ardhmja e arkitekturës. Ja si do të duken... [FOTO]

Qytetet vertikale, e ardhmja e arkitekturës. Ja si do të duken... [FOTO]

Publikuar më: 10:46 14-04-2018

Falë rritjes së numrit të ndërtimeve, toka po bëhet gjithnjë e më e pamjaftueshme ndërkohë që popullsia sa vjen e rritet dhe ndryshimet klimatike zvogëlojnë hapësirën e jetueshme. Por disa ideues kreativë pretendojnë se e kanë gjetur zgjidhjen.

Struktura që propozohet, do të numëronte deri në 400 kate dhe do të përmbante të gjithë elementët e një qyteti, që nga shtëpitë dhe spitalet, tek universitetet, bashkitë dhe departamentet e ndryshme. Ideatorët thonë se kjo formë ndërtimi do të ruante energjinë, përballonte rritjen e popullsisë dhe do të kursente tokën për prodhimin e ushqimeve në bujqësi apo për pamje piktoreske. Ajo gjithashtu do t'i bënte makinat dhe mjetet e transportit më pak të nevojshme duke zvogëluar përqindjen e lartë të ndotjes prej tyre.

Por edhe pse mundësia e krijimit të këtyre mega-strukturave është tërheqëse, disa personave iu shkakton të përziera. Të jetuarit në një qytet vertikal do të ngjallte ndjesinë e të ndjerit klaustrofobik dhe në raste tërmetesh, ndërtesat në fjalë do të shembeshin të parat duke sjellë humbjen e mijëra jetëve. Megjithatë, pavarësisht mendimeve pro apo kundër, qytetet vertikale mbeten një çështje për t'u diskutuar në të ardhmen e afërt.

qytetet-vertikale-3-1.jpg

qytetet-vertikale-2-1-1024x768.jpg

 

qytetet-vertikale-1-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043578147888184