INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama as për festa nuk kursen gazetarët. Ja çfarë ju dha për urim

Rama as për festa nuk kursen gazetarët. Ja çfarë ju dha për urim

Publikuar më: 17:02 29-12-2017

Edhe në konferencën e fundit të fundvitit Edi Rama nuk kurseu sulmet dhe ironitë ndaj medias. Që në nisje, ende pa marrë asnjë pyetje nga gazetarët që i kishte ftuar të bashkëbisedonte ka lëshuar ironi mbi trajtimin e çështjeve të ndryshme nga media.
Edi Rama:
“Në Shqipëri ku ka lajmë ku një makinë goditi një gjyshe dhe shpëtoi për një qime, por thelbi mbetet në të dhënat statistikore”.
Jo vetëm kaq, “kazani mediatik” për Ramën është shumë larg standardeve të medieve botërore.
Edi Rama:
“Nëse tv amerikane do të merreshin me tjegulla që bie në kokë, dy veta u përplasën tek kthesa e njëri nxori thikën .....gjithsesi ju bëni punën tuaj ne bëjmë punën tonë.
Ende pa marrë pyetje Rama nuk i shpëtoi tentativës për të orientuar pyetjet e gazetarëve.
Edi Rama:
“Bëni pyetjet të gjitha bashkë secili, apo ca t’ju vijë në mendje dhe ta thoni dhe të mbyllni kazanin, epo mirë kazan komplet
E në këto kushte Rama pati një sugjerim për gazetarët.
Edi Rama:
“Lexoni vitin e mbrapshtë të Kadaresë, bëjani vetës këtë dhuratë dhe aty i keni të gjithë...dhe pasi deheshin mendonin që kishin fituar zemrat e forcës së lartë”.
Megjithatë Rama pranoi që gazetarët nuk e kanë gjithnjë gabim, por urimi për ta ishte origjinal, ashtu siç vetëm Edi Rama di ta japë.

Article Logic
Execution time: 0.0020949840545654