INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama batuta me biznesmenin demokrat, 'të sakatuan ata të PD'

Rama batuta me biznesmenin demokrat, 'të sakatuan ata të PD'

Publikuar më: 10:47 11-10-2018

Edi Rama di të tërheqë gjithnjë vëmendje me komunikimin e tij publik. Batuta apo ironitë janë ato që gjithnjë përbëjnë lajm në media. Por sot Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për ndërtimin e "Rrugës së Arbrit" që lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë.
Gjatë inspektimeve, Rama ka ngacmuar pronarin e kompanisë Rrok Gjoka që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, duke i përmendur edhe bindjet e tij politike të dikurshme.
Damian Gjiknuri:
“Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar”.
Edi Rama:
“Kur e kemi lënë bashkë”?
Rrok Gjoka:
“Ishte katër vjet të kam thënë tre”.
Edi Rama:
“Në prill të 2021 kështu e kemi lënë? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera.
Rrok Gjoka:
“S’ka problem mjafton që ministri të jetë korrekt me pagesa”.
Edi Rama:
“Kur ke votuar për herë të parë për PD në 22 mars. Po ç'të bënë mo? Po të sakatuan mo.
Rrok Gjoka:
“Po ca ti bësh”

Article Logic
Execution time: 0.0061321258544922