INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama, drejtorët e shkollave të paaftë. Detaje për shkollën e re...[VIDEO]

Publikuar më: 10:41 04-10-2018

Projekti “Shkolla e Drejtorëve” ka bërë që Rama të lëshojë gojën në lidhje me cilësinë e atyre që janë në sistem aktualisht. Sipas tij ka shumë drejtorë të paaftë ndaj dhe për ta do të ngrihet një shkollë e posaçme. Sipas tij Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar. Kjo shkollë do të mbështet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan që ka nënshkruar sot kontratën me qeverinë shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti.
“Shkolla e drejtorëve është burim dijeje. Mund të gjenim paratë, por jo dijen. Do të jetë operacion i rëndësishëm për reformën në arsim. Ndahet shkolla nga politika. Nuk është vetëm institucion, por është vendi ku fondi do ta ndërtojë me ekspertizë ndërkombëtare. Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë, të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare. Këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë herë më parë. Nga Izraeli do të marrim një pjesë të rëndësishme të modelit, aty është praktikë e konsoliduar,” sqaroi Rama.

Kryeministri foli edhe për meritokracinë që ka pasur në sistemin arsimor, pas ndryshimeve dhe reformimit. Rama tha se sistemi i ri i konkurrimit dhe provimeve, siguron që “djali i një ministri, të mos i marrë dot hakun djalit të një çobani”.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453