INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e mbyll vitin me gazetarë! Bën një bilanc të detajuar

Rama e mbyll vitin me gazetarë! Bën një bilanc të detajuar

Publikuar më: 12:14 31-12-2018

Rama ka mbyllur vitin me një bashkëbisedim me gazetarë, ku ka bërë bilancin e punës së qeverisë. Ai e ka nisur atë me një përmbledhje për ekonominë dhe punësimin në vend, duke thënë se kemi rritje ekonomike dhe të punësimit. Por kur foli për punësim e specifikoi që i referohet skemës së sigurimeve shoqërore. Papunësia sipas Ramës është ulur në nivelin 12.4%.

"Janë punësuar 34 mijë e 604 persona vetëm këtë vit. 262 mijë nuk janë 300 mijë për ata që thonë se ku janë 300 mijë punësimet, por këto janë shifrat në kontributet e sigurimeve. Papunësia është ulur nga 18.2 në 12.4, ulja më historike e papunësisë, është fakt. Varfëria është më e ulët se 5 vjet më parë. Banka Botërore e konsideron rritjen ekonomike të Shqipërisë si më të lartën në rajon. Nuk dua të përcjell mesazhin që jam i kënaqur apo që ka ndodhur ndonjë mrekulli, por janë disa të vërteta të realitetit tonë," sqaroi Rama.

Ndërsa varfërinë e sheh ende si një problem që duhet sfiduar. Ai foli dhe për borxhin publik, duke sqaruar se ai është në rënie të vazhdueshme. Kurse shqiptarët në sytë e Kryeministrit janë pasuruar, pasi kanë shpenzuar më shumë para në 9 mujorin e parë të vitit. Edi Rama shigjetoi dhe opozitën që sipas tij bën tam – tam duke thënë gënjeshtra. Një pjesë të konferencës ai ja dedikoi dhe taksave që në këndvështrimin e tij janë më të ulta se në shumë vende të rajonit dhe favorizojnë qytetarët. Po kështu Rama u ndal dhe në rritjen e pagave që do të përfitojnë vitin e ardhshëm disa kategori nga bluzat e bardha deri tek ushtarakët. Edhe paga minimale sipas tij do të rritet duke nisur nga 1 janari. Me të tjerash shefi i qeverisë nuk la pa përmendur dhe mbylljen e lojrave të fatit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172