INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Gjykata Kushtetuese i vetmi vend që mund të futesh me kokë lart

Rama: Gjykata Kushtetuese i vetmi vend që mund të futesh me kokë lart

Publikuar më: 09:51 20-10-2017

Gjykata Kushtetuese i vetmi institucion që mund të futesh me kokën lart. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në 25 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ky institucion ka krijuar besueshme në sytë e të gjithëve, duke dhënë vendime të paanshme.
Edi Rama:
“Vend për kritika me siguri mundtë ketë, dhe ka, por nëse ka një institucion të gjyqësorit shqiptar ku sot mund të hyhet pa të ardhur turp, është pikërisht Gjykata Kushtetuese. Nisur nga fakti se në një kohë të shkurtër kjo gjykatë ka qenë e detyruar të merrej me vendime shumë të rëndësishme, e vërteta është se ky organ është përpjekur të shfaqet i paanshëm në gjykimet e dhëna, dhe i ka siguruar imazhit të vet një pamje të besueshme në sytë e të gjithëve”.
I Pranishëm në këtë aktivitet Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar rolin e Gjykatës Kushtetuese.
Ilir Meta:
“Gjykata Kushtetues është vlerë e shtuar për ligjvënien shqiptare. Gjykimi kushtetues ka ndihmuar në konsolidimin e të drejtës evropiane. Ka fituar besimin profesional edhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Gjykata Kushtetuese tashmë përballet me problematikën e fazës transitore të reformës në drejtësi. Ajo duhet të vazhdojë të përmbushë misionin sipas ligjit. E gjithë përvoja e 25 viteve të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë një ndihmesë e madhe në drejtim të përmirësimit të vendit tonë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438