INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i delegoi kompetencat e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt, reagon Meta

Rama i delegoi kompetencat e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt, reagon Meta

Publikuar më: 14:35 23-01-2019

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Gent Cakajt. Meta është shprehur se nuk do ta komentojë vendimin e Ramës pasi janë çështje që i takojnë organizmit të brendshëm të ekzekutivit.

"Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë,"u shprreh gjatë një ceremonie në Kamëz Kreu i Shtetit.

Gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës së ministrisë së drejtuar deri më tani nga Ditmir Bushati, Rama tha, “Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ia delegoj kompetencat e mia për përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare, zëvendësministrit Gent Cakaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984