INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ironizon protestën në Kukës: Me kapsolla ngjyrë Rilindje e dëbofshi qeverinë deri në...

Rama ironizon protestën në Kukës: Me kapsolla ngjyrë Rilindje e dëbofshi qeverinë deri në...

Publikuar më: 13:19 31-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke ironizuar videot e postuara në rrjetet sociale, të protestave me të cilat u prit një ditë më parë në Kukës.

Më herët Sali Berisha publikoi video të protestës me të cilën u prit Rama në Kukës ku shkruante se: "Kukësi me tym dhe kapsolla e përzë Ramën me bisht nën shalë"

Rama i është kundërpërgjigjur duke vënë theksin tek ngjyra e kapsollave , duke treguar se ishte ngjyra e Rilindjes, të cilën do e marrë gjithë Shqipëria.

"Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje
e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria", shkruan Rama në Twitter.

ramakukesi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266