INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ka një krahasim për punonjësit e administratës që nuk ndihmojnë qytetarët. Kryeministri i quan...

Rama ka një krahasim për punonjësit e administratës që nuk ndihmojnë qytetarët. Kryeministri i quan...

Publikuar më: 12:25 11-09-2019

Kryeministri Edi Rama të gjithë punonjësit e administratës të cilët nuk i shërbejnë qytetarëve, i ka quajtur buburreca, ndërsa platformën e bashkëqeverisjes e konsideron si ‘’mpirësen e buburrecave’’.

Në një takim në Kryeministri me qytetarët që, sipas tij, kanë gjetur zgjidhje pas ankesave në këtë platformë përmes portalit “shqipëriaqëduam.al”, Rama tha se kushedi ç’kanë hequr qytetarët shkodranë nga “buburrecat” në Hipotekën e Shkodrës, duke shtuar se vazhdon lufta ndaj tyre.

“Rri në këmbë dhe i shoh “buburrecat” poshtë tavolinës, që gërryejnë. Platforma është një sistem që i mpin “buburrecat” dhe disa prej tyre i shtyp.

Ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës, kushedi ç’keni hequr, por ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar këshillën e Nënë Terezës “Në vend që të mallkojmë errësirën, preferojmë të ndezim një qiri çdo ditë”.

Çdokush që i shkruan platformës, është po aq i fortë sa çdo deputet apo ministër, madje është dhe më i fortë se ata”, tha kreu i qeverisë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0067059993743896
    array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-ka-nje-krahasim-per-punonjesit-e-administrates-qe-nuk-ndihmojne-qytetaret-kryeministri-i-quan-102025" }