INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama kërkon ndjesë në 7 mars dhe lëshon shumë batuta...[VIDEO]

Publikuar më: 14:51 07-03-2018

Kryeministri Rama në këtë 7 mars në një aktivitet me mësuesit më të mirë të vendit e ka nisur fjalën duke ju kërkuar atyre ndjesë teksa foli dhe për vështirësitë me të cilat përballen arsimtarët në vendin tonë. “Ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin se cdo të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nuk iu ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor, jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por të edukoni qytetarë të mirë,” tha Rama.
Ai lajmëroi nuk do ketë më mësues të dobët, pasi nuk do shkojnë më në degët e mësuesisë maturantë me mesataren 6.
Rama foli dhe për suksese apo dhe rritje pagash për mësuesit, të cilat tha ai do të rriten në bazë të performacës në punë.
Në një aktivitet plot emocione edhe Ministria e Arsimit, Nikolla teksa mbajti një fjalë me nota falenderimi u emocionua aq shumë sa dhe u përlot.
7 marsi u shoqërua dhe me batuta mes kryeministrit dhe mësuesve që morrën dhe medalje, kur njërës prej tyre i ngatërroi emrin e shkollës. Apo kur tjetrës i tha se gjinia femërore mund të shpëtojë vendin.

"Me keqardhjen e thellë për gjininë time por me bindjen se vetëm gjinia juaj mund ta shpëtojë Shqipërinë kam kënaqësinë të ftoj Raimonda Zaharinë, zyshën e paepur të Liceut Artistik”, tha Rama.

Ndërsa mësuesja iu përgjigj: "Mua m'u zbukurua dita dhe më iku trishtimi i daljes në pension."

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416