INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Kush nuk sheh diferenca në shëndetësi, ka nevojë për psikolog

Rama: Kush nuk sheh diferenca në shëndetësi, ka nevojë për psikolog

Publikuar më: 12:45 26-03-2019

Kryeministri Edi Rama tha se në sistemin shëndetësor janë shënuar përmirësime të mëdha gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Sipas tij diferencat janë të dukeshme dhe ata që nuk arrijnë ti dallojnë kaë nevojë për t'u konsultuar me psikolog.

“Sot që flasim kush nuk sheh dallim midis të sotmes e së djeshmes ka nevojë realisht për një shërbim të kujdesshëm okulistik. Nëse pastaj tek okulisti nxjerr që është në rregull nga sytë ka nevojë për psikologë. Kjo është mëse e qartë. Për psokolog që ta ndihmojë të dalë nga psikoza e negativitetit dhe e së keqes së hapur si vaji në lakra, në kanal e kanal, e portal në portal”, tha Rama.

Ndërkohë, në takimin me mjekët, Rama deklaroi se, “është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në Kodin Penal”, duke thënë se “goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re. Nuk do të ketë më mundësi të thuhet jo i ra me mendje, jo i ra pa mendje. Dhe kështu, goditësi del i lirë në rrugë për të goditur përsëri. Do të përcaktojmë kufijtë e spitaleve. Është domosdoshmëri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë fajësoi mediat dhe opozitën për atë që po ndodh në spitale. "Ju pëlqen atyre që marrin kamerat dhe i fusin ende në vrima të zeza të sistemit dhe të thonë se nuk e njohim realitetin, ndërkohë që ne me këtë merremi çdo ditë, si nuk e njohim?! Këta i fryjnë zjarreve të urrejtjes për mjekët duke i futur të gjithë në një thes. Kjo është barbari që frymëzohet në një moment ku dhuna duket si i vetmi opsion demokratik, duke u predikuar nga lloj lloj kadrinjsh", u shpreh kreu i qeverisë.

Rama kritikoi dhe përzgjedhjen e rojeve private nëpër spitale dhe siguroi se në ketë drejtim do të vendosen kritere. E këtu nuk e kurseu një batutë. "Kur shikoj policët privatë në spitale më duket vetja si te ndonjë film i Kinostudios Shqipëria e re që nuk u lejuan të shfaqen për mediokritet", tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0043160915374756