INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Mallkimi ballkanas ra mbi BE

Rama: Mallkimi ballkanas ra mbi BE

Publikuar më: 19:33 05-12-2017

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Samitin për Ballkanin Perëndimor organizuar nga Miqtë e Europës paralajmëroi sërish se nëse anëtarësimi në BE zbehet apo shndërrohet në një iluzion, gjërat mund të marrin drejtimin e gabuar.
“Ekziston ende magjia e fortë e integrimit evropian tek njerëzit, unë nuk mendoj se po e ekzagjeroj nëse themi se pa BE-n aty nuk mund të arrinim atë çka kemi tani përsa i përket pajtimit, paqes dhe procesit të bashkëpunimit. Kjo nënkupton se për ne e për Ballkanin është mjaft e rëndësishme, si forcë shtyse drejt të ardhmes. Integrimi në BE është një instrument unik i organizimit të shteteve dhe shoqërive tona. Nuk mendojë se pa BE, pa integrimin në BE nuk do ishim të kryenin reformat që po kryejmë, nuk do kishim një rivlerësim të sistemit gjyqësor, prokurorë e gjyqtarë. Dhe kjo ndodh vetëm se ne duam të jemi pjesë e kësaj familje” deklaroi Rama. Por ai luajti sërish më kartën e gjërave që mund të marrin drejtimin e gabuar në Ballkan nëse dyert e BE mbyllen për këto vende. “Duke qenë se kjo është një mundësi e hapur, Ballkani në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti do të bëjmë përparim të konsiderueshëm por nëse kjo zbehet apo shndërrohet në një iluzion atëherë gjërat mund të marrin drejtimin e gabuar. Në Ballkan kemi situatën më të mirë të mundshme, por nuk është thjeshtë për shkakun tonë por për shkak të ndjenjës shumë të fortë për Evropën. Për atë çka ajo përfaqëson e kështu me radhë. Kjo është arsyeja se pse e nisa duke thënë se ne në Ballkan nuk pyesim veten se çfarë do të ndodhë mes nesh por se çfarë do të ndodh midis nesh dhe Evropës. Ballkani është në këtë pozitë pas shumë dekadash dhe shekujsh konfliktesh. Kjo flet shumë për rëndësinë e BE-së për të gjithë ne në Ballkan”-deklaroi kreu i qeverisë shqiptare. Por Rama nuk e la me kaq. Ai shkoi më tej duke i kujtuar BE-së se situata në të cilën ndodhet tregon se formën e keqe drejt së cilës po shkon. “Duket sikur është mallkimi ballkanas, sepse kur BE ishte në formën e saj më të mirë, ne ishim në formën më të keqe, tashmë ne jemi në formën më të mirë, ndërkohë që BE nuk është në formën me të keqe, por është në atë drejtim, kështu që e duam në formën më të mirë, në mënyrë që ne të përfitojmë maksimalisht ky sinkronizim. Kryeministri përmendi se pse BE dhe vendet e Ballkanit duhet të jenë në sinkron me njëra-tjetrën. “Më kujtohet një shkrimtar amerikan që shkruan se ngjyrat e ylberit nuk duhet të urrehen apo të jenë xheloze për njëra-tjetrën sepse secila prej tyre është ndryshe dhe ndryshimi i ngjyrës së secilës e bën tjetrën më të bukur”.

Article Logic
Execution time: 0.0023410320281982