INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbledh qeverinë në Elbasan. Pritet me protesta nga banorët

Rama mbledh qeverinë në Elbasan. Pritet me protesta nga banorët

Publikuar më: 11:48 06-01-2019

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë janë pritur me protesta sot në qytetin e Elbasanit. Banorë të fshatit Labinot të mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike kanë qëndruar para hotelit ku po mbahet takimi informal i qeverisë i thirrur nga kryeministri Edi Rama'.  Kreu i qeverisë  ka hyrë në ambientin ku po zhvillohet mbledhja bashkë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Grupit të PS, Taulant Ballën. Rama ka thirrur në takim si ministrat e shkarkuar, ashtu edhe ata të sapoemëruar. Kjo mbledhje vjen pas atyre të mbajtura vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0035297870635986