INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama ndalon reklamat në media. Ja për cilat bëhet fjalë...[VIDEO]

Publikuar më: 11:25 09-10-2018

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për media ku dhe ka prezantuar disa vendime të rëndësishme të qeverisë. Po ajo që të habit është se sipas tij do të mbyllen për 24 orë portalet që kanë reklama të kompanive të basteve. Kjo masë drastikë vlen dhe për televizionet dhe radiot dhe do të bëjë, që mediat sociale të humbin të ardhura kur dihet që është shumë media po kalojnë vështirësi të shumta ekonomike.

“Nga data 1 janar do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë, por edhe bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës. Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, tha Rama.

Por pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet e mprehta si përgjimi i Babales apo çështja Xhiesela Maloku ju përgjigj me fyerje: "Ju kam lënë të bëni gazetari dhe mos tundni dybekun në kazan. Ne nuk jemi në pozitën që të bëj detyrën tuaj e të ngutem në reagime."

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102