INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ndjek gjysmëfinalen Kroaci-Angli me liderët botërorë, ngushëllon kryeministren britanike dhe lë këtë batutë, foto e ditës...[VIDEO]

Rama ndjek gjysmëfinalen Kroaci-Angli me liderët botërorë, ngushëllon kryeministren britanike dhe lë këtë batutë, foto e ditës...[VIDEO]

Publikuar më: 22:05 11-07-2018

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video të shkurtër në të cilën ka treguar se si liderët botërorë i përcollën minutat e fundit të gjysmëfinales Kroaci – Angli. Kroacia arriti që për herë të parë në histori të kualifikohej në finale duke e eliminuar Anglinë 2 me 1 pas kohës shtesë

Rama në video shihet bashkë me kryeministren britanike Theresa May, kancelaren gjermane Angela Merkel e presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Bruksel ku ishin në samitin e NATO-s.

Rama në fund ngushëllon Theresa Mayin të cilës i vendos duart në shpatulla dhe e politizon pak çështjen duke thënë se Kupa e Botës do të vijë në Ballkanin Perëndimor. Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor. Të paktën bërë diçka për Ballkanin Perëndimor”- ka thënë Rama duke qeshur.

Shpresojmë që Macron të mos e ketë parë këtë video!

Ndërkohë që ka publikuar një foto me presidentet kroate dhe e ka quajtur si foton e ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678