INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Malësi të Madhe: Nuk ka fermer që e punëson Nokën për hu gardhi

Rama në Malësi të Madhe: Nuk ka fermer që e punëson Nokën për hu gardhi

Publikuar më: 13:05 26-04-2019

Nga Malësia e Madhe, kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë PD- LSI dhe partive të tjera opozitare se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. Ai i krahasoi zgjedhjet me një ndeshje futbolli. Rama komentoi edhe protestën që u organizua në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga simpatizantët e PD.

"Shqipërinë nuk e fusin dot në qorrsokak.Kanë vendosur që të mos hyjnë në zgjedhje, do donim që t'i kishim në garë se është më e bukur fitorja kur e mund tjetrin me gola jo në tavolinë, i bëmë të gjitha përpjekjet tona. Ka një gjë që ata kërkojnë dhe ne nuk ia plotësojmë dot. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë "ik ti se do vij unë". Por unë kam marrë vota nga ju, kjo është e pamundur s'e bëjmë dot. Dhe kërkojnë njerëzit që të thyejnë murin me kokë e që të kalojë Basha. Ata besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asgjë nga këto nuk do të ndodh. Ajo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre" u shpreh Rama.

Në takimin me banorët, ku rikonfirmoi mbështetjen për kreun e Bashkisë, Tonin Marinaj, Rama kërkoi që qytetarët t’i rikthehen tokave dhe të investojnë më shumë aty.

Mes tyre nuk munguan edhe batutat.

"Unë jam katunar, ju e dini dallimin mes katunarit dhe malësorit. E dëgjuat, me këta demokratët partisë së punës e me të tjerë do ecim përpara. Por nuk e fusim dot në punë Flamur Nokën nuk ka fermer që e përdor për hu gardhi” përfundoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545