INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Urën Vajgurore: Investimet shmangën përmbytjet në këtë zonë

Rama në Urën Vajgurore: Investimet shmangën përmbytjet në këtë zonë

Publikuar më: 14:37 03-12-2017

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Urës Vajgurore, për të parë situatën nga afër pas përmbytjeve që prekën vendin. Po në këtë zonë përmbytjet kanë qenë të pakta falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi. Banesat e fushat bujqësore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta. Drejtuesit lokalë sqaruan se përmbytja u shmang falë ndërhyrjes së bërë në kanalet kulluese. Kryeministri tha se duhet të vazhdojnë investimet për të shmangur edhe ato pak përmbytje që janë regjistruar. Disa fermerë kanë raportuar përmbytje të serave ndërkohë që probleme kanë pasur edhe 7 banesa në një lagjie në hyrje të qytetit Berat. Reforma e kanaleve ka funksionuar, hapja e gjithë kanaleve kulluese, investimet në këtë drejtim kanë bërë të mundur shmangien e përmbytjes ndërkohë që edhe flota e eskavatorëve ka ndihmuar. Për cdo njësi administrative është dhënë një eskavator.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656