INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nga Uashingtoni: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë tek nazistët

Rama nga Uashingtoni: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë tek nazistët

Publikuar më: 18:20 04-03-2018

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, që u mbajt në Uashington. Kreu i qeverisë njoftoi për krijimin e një linje direkte ajrore gjatë verës ndërmjet Tel Avivit dhe Tiranës, si dhe ngritjen e një qendre miqësie shqiptare-izraelite. Duke folur mbi raportet mes dy vendeve, kryeministri tha se do të punoj që Izraeli të jetë partner kryesor i Shqipërisë dhe se vendi ynë është shembull për t’u ndjekur sa i përket harmonisë fetare. “Ne jemi kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe Netanjahu nga ka premtuar se do jetë ndër partnerët kryesorë që do të na mbështesë. Jemi shembull i jashtëzakonshëm ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë më së miri,” tha Rama. Kryeministri nuk foli lidhur me votën e Shqipërisë në OKB kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, por kujtoi kohën kur populli ynë ka mbrojtur hebrenjtë duke mos dorëzuar asnjë tek nazistët por duke i mbajtur në shtëpitë e tyre. “Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”-u shpreh ai. Rama ishte një prej dhjetëra folësve në këtë aktivitet, ku nuk mungonin as figura të njohura dhe me rëndësi si zv/presidenti amerikan, Mike Pence si dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387