INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nga Ura Vajgurore: Kush nuk bindet shkon në burg

Rama nga Ura Vajgurore: Kush nuk bindet shkon në burg

Publikuar më: 14:38 24-02-2018

Kryeministri Rama gjatë një takimi me banorët e Urës Vajgurore bëri të qartë qëndrimin e qeverisë për guroret. Kreu i qeverisë tha se do të merren masa për të gjitha bizneset e këtij lloji që nuk plotësojnë kushtet. Guroret e ngritura në këtë zonë janë kthyer në një shqetësim për banorë. Rama siguroi qytetarët se nëse pronarët nuk binden për mbylljen e guroreve do të bëjë kallëzim penal për ta. “Ashtu sikundër ju keni shkruar dhe jeni drejtuar tek ne ashtu edhe unë bashkë me ju do nënshkruaj kallëzimin penal dhe bashkë me ju do shkoj në Prokurori dhe Gjykatë që këta të shkojnë në burg. Kjo është pak, por e sigurt”, është shprehur Rama. Kreu i qeverisë tha se ata që janë tallur me ligjin do të përgjigjen para tij.

“Le të hyjmë te guroret, së pari këta që janë tallur me ligjin dhe kanë bërë këtë dëm të madh këta njëherë nuk do punojnë më këtu. Këta do përgjigjen përpara ligjit. Nëse duan të punojnë përsëri në radhë të parë duhet të riparojnë të gjitha dëmet”- u shpreh kreu i qeverisë. Ai bëri të qartë se do të lejohen të punojnë vetëm kompanitë që plotësojnë standardet. “Në gurore do punojnë vetëm kompanitë që i kanë standardet e infrastrukturës së tyre, që nga makineritë deri të financat. Ky parim do të vendoset dhe policia e shtetit do të jetë pjesë e gjithë këtij procesi”-deklaroi Rama. “Kjo është për ardhur keq. E imagjinoni ju çfarë ndodh, vendimi i qeverisë e thotë qartë 'guroret nuk duhen të jenë pranë rrugëve kryesore, në zonën perëndimore', ndërsa vetëm në Krujë deputetët e ish-kryeministrit kanë bërë namin. Ne jemi vendosur ti japim fund kësaj burokracie. Tepsinë do ta çojmë për skrap”-premtoi kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654