INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk e lëshon Xhafajn në 'gojën e ujqërve': Ministri i Brendshëm nuk do të përgjegjet as ligjërisht e as moralisht

Rama nuk e lëshon Xhafajn në 'gojën e ujqërve': Ministri i Brendshëm nuk do të përgjegjet as ligjërisht e as moralisht

Publikuar më: 12:12 16-05-2018

Kryeministri Edi Rama shuan të gjitha aludimet që qarkulluan gjatë dy ditëve të fundit në medie për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas publikimit të një audio-përgjimi nga Partia Demokratike, e cila akuzon Agron Xhafajn se vazhdon trafikun e drogës, edhe tani që i vëllai është ministër.  Kryeministri Edi Rama deklaroi se ministri Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore e as morale në gjithë këtë histori e se ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën. Duke e konsideruar gjithë sulmin ndaj ministrit se një maskaradë të mirëfilltë destabilizuese ai tha se Prokuroria duhet të çojë deri në fund hetimet. “Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve. Akuzat nuk vijnë nga organi i drejtësisë, por ato nuk mund të neglizhohen si shumë e përlumë akuza dhe as nuk lihen me sqarimet e radhës sepse tanimë në majën e thikës se tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg….”, tha Rama. Sipas tij, në këtë histori nuk ka pasur asnjë të panjohur ndërsa shtoi se vet ai është interesuar që ët vërtetoj nëse audio-përgjimi ishte i vërtetë. “Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi dhe mbrëmë kam marr përgjigjen e analizës shkencore mua ajo përgjigje me mjafton, për t’ju thënë juve se jemi por para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik me të cilin synon destabilimi i qeverisjes. Kreu i qeverisë tha se ajo qe ka përcjellë PD-ja edhe në kancelaritë diplomatike nuk është gjë tjetër veçse një overdozë balte. “Kam parë reagimet e njerëzve këto ditë që në mënyra të ndryshme, mos e lësho edhe Fatmirin si lëshove Saimirin, Saliu nuk ka lëshuar vrasës, mos e lësho për të mbajtur karrigen tënde e të tjera me radhë, ne këtë diskurs. Por u them të gjithë atyre që mendojnë kështu se unë mendoj më ndryshe se ata. Drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë ndërkohë që ujqërit të padrejtësive nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, por duhet t’u dëgjojmë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne. Së pari, ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, as nuk mund e nuk duhet të bëhemi si ata. Nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi engjëj, të paprekshëm e të pagabueshëm.Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët historikisht jo sot, por edhe sot, marrim përgjegjësi për vendin. Ne mbajmë përgjegjësi për veten”-tha Rama.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012190341949463
    array(1) { ["section"]=> string(121) "rama-nuk-e-leshon-xhafajn-ne-gojen-e-ujqerve-ministri-i-brendshem-nuk-do-te-pergjegjet-as-ligjerisht-e-as-moralisht-58513" }