INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Nuk ka më Lazaratër, tani të pastrojmë policinë nga elementë kriminalë

Rama: Nuk ka më Lazaratër, tani të pastrojmë policinë nga elementë kriminalë

Publikuar më: 14:13 13-01-2018

Me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, në qytetin e Lezhës, ku ndodhet prej dy ditësh kabineti qeverisës, është zhvilluar sot një ceremoni në nderim të uniformave të policisë.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se pas reformave të ndërmarra prej 2013 policia ka rilindur dhe se në vitin 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë lëndë narkotike.

“Jemi shumë krenarë për gjithçka është bërë në këtë periudhë rilindjeje të policisë pas asaj situate kaosi të vitit 2013. Jemi krenarë që mund të flasim me gjuhën e thatë të rezultateve, përtej opinioneve që kemi për këtë rilindje të Policisë së Shtetit. Sot, nuk ka as Lazarat dhe as “Lazaratër” të shpërndarë në territorin e saj”, u shpreh kryeministri.

Rama shtoi se “policia ka hequr nga duart e organizatave kriminale mbi 40 milionë euro pasuri dhe garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas vitit 1990”.

Sipas kreu të qeverisë ka ende sfida të rëndësishme për Policinë e Shtetit dhe më kryesorja lidhet padyshim me procesin e vettingut në këtë institucion, për ta pastruar nga elementët kriminalë.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262