INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk ndal letrat për Lulzim Bashën, ‘Ulu në tryezën e dialogut, Shqipërisë nuk i duhen kalamaj në formë burrash’

Rama nuk ndal letrat për Lulzim Bashën, ‘Ulu në tryezën e dialogut, Shqipërisë nuk i duhen kalamaj në formë burrash’

Publikuar më: 09:22 24-05-2019

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar letrën e tretë pas përgjigjes negative të Lulzim Bashës për t’u ulur në tryezën e dialogut. Këtë mëngjes shefi i qeverisë i ka shkruar një letër të gjatë publike kryedemokratit, ku i bën thirrje të lërë mënjanë ndasitë që ekzisojnë mes tyre dhe të nisin bisedimet për ndryshuar situatën.

"I dashur Lulzim, shkëputu nga krahët e mllefit që ta ka çuar për pambuk logjikën, çlirohu nga paniku i humbjes që të rri shkruar mbi ballë, mbaje për vete e për Plakun tënd Digjital frikën nga Reforma në Drejtësi dhe bëj atë që bën çdo udhëheqës në këtë situatë të padëshiruar: Ulu në Tryezën e Dialogut", shkruan Rama në letër.
Sikundër në dy letrat e para, kreu i qeverisë shprehet se 30 qershori është data kur do të mbahen zgjedhjet dhe qeveria nuk ndryshon. “Duke Ju ftuar përsëri në Tryezën e Dialogut, Ju lutem të mos harroni ndërkohë se po nuk u kthyet në realitet, përtej dëmit që mund t’i bëni vendit dhe atyre pak individëve kokënxehtë, të cilët mbase për të keqen e tyre mund të shkojnë deri në fund pas berihajit ku po i udhëhiqni, Ju s’keni asnjë shans të pengoni 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje. Asnjë shans të më ndaloni mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë”, shkruan më tej kryeministri, “Ndjesë për momentin e adresimit me “ti”, po sinqerisht mjaft me këtë karshillëk me zarar që po i bëni vendit, shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe miqve e partnerëve të Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë i duhen kundërshtarë politikë që dinë të arsyetojnë, jo kalamaj në formë burrash që luajnë luftash në dëm të saj - ndjesë edhe kalamajve për ofendimin e paqëllimtë!)”, shprehet në letër Rama.

Në përgjigjet për dy letrat e para të Ramës, Basha ka përsëritur se parakusht për dialog është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Në letrën e vetme që Basha ka shkruar dje ka përmendur të gjitha rastet kur sipas tij, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. “Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit”, shkjoi Basha pas letrës së dytë të Ramës.

LETRËN E PLOTË TË EDI RAMËS MUND TA LEXONI KËTU:

Article Logic
Execution time: 0.0040390491485596