INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama porosi të prerë policisë së shtetit, shpifjes përgjigjuni me punë

Rama porosi të prerë policisë së shtetit, shpifjes përgjigjuni me punë

Publikuar më: 11:25 15-10-2018

Shpifja është kthyer në vëmendje politike, e veçanërisht nga Kryeministri Rama pas nismës së ndërmarrë që ajo të dënohet nga gjykata. Për këtë qëllim numri një i qeverisë ka thirrur paraditen e sotme oficerët të policisë në prani edhe të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Duke folur për akuzat e ngritura nga opozita, kryeministri Edi Rama është shprehur se shpifjet që u janë hedhur mbi uniformat e tyre nuk duhet t’i shqetësojnë.
Edi Rama:
“Për ne e re është e vetëm përmasa, se lajmi i rremë, shpifja ka qenë mes nesh. Ne faqet e para të gazetave dhe edicionet informative të mediave tradicionale., nuk kam ardhur të mbaj fjalim mbi shpifjen, por sepse shpifja nuk duhet të ndikojë në punë tuaj. Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformën tuja, narkopolicia e me radhë nuk duhet të shpërqendrojnë nga misioni dhe qëllimi juaj., kam ardhur se ofensiva politike e mediatike për të krijuar perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meritoj kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjimi, shumëfishimi imediat i goditjeve ndaj krimit, që nga lloji i të fortëve në mes bllokut, deri te kundërvajtësit që kërcënojnë qetësinë e komunitetit, kriza e politikës që syno të errësojë sytë e publikut është mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme duke e renditur në një shkallë tjetër policinë e shtetit”.
Rama tha se statistikat janë në anët e tyre por edhe perceptimi që krijohet nga media, politika në fakt nuk është në favorin e punës së policisë./
Edi Rama:
“Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audio, krimi, krimi, krimi, në fjalime, debat, komente, krimi në drekë, darkë. Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Por kjo është puna ime dhe e qeverisë, puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj batareje, më fortë dhe qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se keni sot”.

Article Logic
Execution time: 0.0030291080474854