INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama prezanton projektin e Kampusit Universitar, por nxjerr nga salla një studente që e kundërshtoi[VIDEO]

Publikuar më: 12:37 19-01-2019

Kryeministri Rama sot nga Qytet Studenti teksa ka nisur të prezantojë projektin e Kampusit të ri Universitar ka patur një incident me një studente, që u ngrit më këmbë dhe filloi të kundërshtonte fjalët e tij. Po me sa duket kryeministri nuk duroi dot dhe i tha: Tani dil jashtë! E në fakt fjala e tij dil jashtë e përmendur disa herë e detyroi studenten të braktisë sallën. Një ngjarje e ngjashme i ndodhi dhe një ditë më parë Ramës në takimin me pedagogë dhe studentë.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës tregoi se mensën e QS-së e rrëmbeu vëllai i një presidentit, i cili i ktheu më pas në lloto.

"Kampusi i ri është një punë e nisur që në vitin 2015. Territori rezultoi një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu në QS. Morën nga studentët energjinë e madhe dhe ajo që bënë ishte thjeshtë që t’i merrnin dhe pronat. Në QS kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike, por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh me rritjen e numrit të studentëve. Në ato godina strehohet një numër i madh studnetësh. Simboli i bashkimit është marrja e mensës, nga vëllai i presidentit të republikës dhe kthimi i saj në lloto. Po ashtu u zabtuan godina për qëllime personale. Këta nuk janë thjeshtë zbatues që mund t’i marrësh dhe ti largosh. Këta janë tashmë pronarë dhe i kanë regjistruar këto prona. U regjistrua si u regjstua, prona nuk shpronësohet dot. E vetmja mënyrë është duke i dëmshpërblyer. Këtu nuk duheshin bërë legalizime sepse është territor i universitetit. Bëmë një operacion masiv shembjesh godinash dhe i dëmshpërblyem pronarët. Ia vlen që të ritheksohet: nuk kemi pritur protestën që të nisnim punën tek konviktet e QS-së. Presim që të nënshkruajmë një marrëveshje për godina të tjera," - u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041