INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisin së shpejti. Hapen 27 mijë vende pune

Rama: Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisin së shpejti. Hapen 27 mijë vende pune

Publikuar më: 12:43 23-06-2018

Kryeministri Edi Rama deklaron se punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës do të nisin në mujin e ardhshëm. Ndërsa prezantonte projektet e reja të qarkut të Vlorës, kreu I qeverisë tha se hapja e këtij aeroporti do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do të jetë konkurrues i drejt për drejtë me Rinasin.
“Të gjithë erdhën e thanë do bëjmë aeroportin, do bëjmë aeroportin sa që u bë një basaletë tradicionale e fushatave elektorale. Ne e mbajtëm fjalën dhe në muajt në vijim do të nisim ndërtimin e aeroportit. Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”, tha Rama, duke shtuar se kërkesë është dhe për një aeroport mallrash, jo vetëm udhëtarësh. Por duket se investimet do të shtrihen edhe në një drejtim tjetër, së shpejti Vlora do të ketë edhe një terminal për Kroçerat. “Brenda mandatit të ardhshëm do të kemi terminalin e kroçerave që do të ketë një shëmbëlltyrë e bukur e ngjashme me aeroportin. Kroçerat nuk ndalojnë dot në Vlorë, se skanë ku vijnë, ku dalin, nuk e zhvillojnë dot aktivitetin”-tha Rama.
Kryeministri lëshoi një paralajmërim të fortë për kompanitë, të cilat regjistojnë punonjësit me paga fictive. “Të kemi rritje të pagave të ulëta në radhë të parë deri të sfida e regjistrimit real të pagave, sepse 41% e të punësuarve në kompani të mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër, pasi ekonomistët, financierët etj nuk paguhen aq, por që aq deklarohen nga punëdhënësit. E vërteta është që kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat, pasi deri në 300 mijë lekë nuk ka asnjë taksë mbi pagën dhje pjesën tjetër ia japin në të zezë. Kjo është një betejë që i takon kësaj faze për t’i shtrënguar kompanitë të deklarojnë pagat reale të kësaj faze dhe për të garantuar që punonjësit të sigurohen siç duhet për nga niveli pagesës në mënyrë që të marrë një pension më të lartë nesër”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli për një rritje të numërit të të punësuarëve në sektorin e Bujqësisë duke ju referuar të dhënave të marra nga Regjistri Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Sipas kryeministrit në vitet e qeverisjes së tij numri I tyre është rritur disa herë ndërsa duke ju referuar të dhënave ngamuaj Mars i këtij viti dhe atij të vitit të kaluar dnumri I të punësuarëve në këtë sector ëshët rritur me 33 mijë. Rama tha se vetëm në periudhën mars-maj 2018 janë bërë 10 mijë punësime të reja. “Flas për persona që figurojnë në Regjistrin Kombëtar, nuk flas për hamëndësime dhe anketime por për regjistrin aty ku të puënsuarit janë të regjitsruar emër për emër”- u shpreh kreu i qeverisë. “Turizmi që kemi sot është turizëm masiv, na sjellë të ardhura, por jo aq sa duam”-tha kreu I qeverisë duke shtuar se synimi është kthimi në një turizm sa më cilësor. Ai foli gjithashtu për rindërtimin e Bulevardit të Vlorës dhe investimet në një sërë rrugësh.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334